Ditë e zezë në Itali, dy klube e nisin nga diletantët!

0

Teksa Parma dhe Kievo rrezikojnë ta nisin sezonin e ardhshëm nga Serie B (të dyja, teorikisht, duhet të luajnë në Serinë A, por për shkak të një hetimi për sms të dyshimta tolerimi dhe disa transferime me plusvlera bilancesh “të fryra” artificialisht), lajmi më i hidhur ka ardhur në mbrëmje…

Bari dhe Çezena pritet ta nisin sezonin tjetër nga Serie D, pra diletantët. Jo më mes profesionistëve. Dhe, po flasim për dy klube që janë të njohur dhe kanë më shumë se 70 vjet histori.

Risultati immagini per migjen basha bari

Kështu, pas 110 vjet histori, Bari nuk ka marrë asnjë rritje kapitali dhe bilanci: mbyllet epoka profesioniste për skuadrën puljeze dhe një stadium magjik “San Nicola”.

Klubi dhe presidenti Xhankaspro kishin kohë deri në orën 22:00 të datës 16 korrik për të rregulluar këto pagesa rrogash dhe sidomos detyrimet e tjera. Me pak fjalë, Bari digjet për vetëm 4,5 mln euro. Presidenti gjeti 1,5 mln euro, por duheshin edhe 3 mln të tjera.

Kujtojmë që sezonin e fundit me këtë skuadër e ka luajtur Migjen Basha, që do të akuzonte presidencën për një tradhti për mungesë pagesash dhe detyrimesh, duke “detyruar” lojtarët në një kalvar pa fund.

Rrugën e Barit e ndjek edhe një tjetër skuadër, me histori 78-vjeccare. Bëhet fjalë për Çezenën, që ka jetuar vitet më të lumturina në Serinë A, kur Erjon Bogdani i shënonte Milanit të Ronaldinjos, Ibrahimoviccit dhe Robinjos… Çezena nuk ka arritur të sigurojë licencën për në Serinë B. Presidenti Lugarezi, sakaq, komentoi: “Falimentojmë, por bëra maksimumin”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.