Analisa Moçia punon si gjyqtare anësore e kategorive të ulta italiane. Gjatë javës së kaluar, ajo u ofendua publikisht pa motiv nga një gazetar, i cili komentonte ndeshjen mes Agropolit dhe Sant Aniellos.
“Shpifësi të shohësh gratë që vijnë të bëjnë arbitren, një barcaletë e Federatës”, komentonte Serxhio Vesikio, fjalë që sollën kritika të shumta.
Ndryshe ka ndodhur kësaj jave. Analisa do të ishte anësore e ndeshjes Polisportiva S.Maria Cilento-Virtus Avelino. Tifozët e pranishëm, administrata komunale dhe drejtuesit e dy skuadrave i kanë dhuruar një pritje të ngrohtë asaj.
Duartrokitje, lule dhe mesazhe të ngrohta për Analisën nga të gjithë të pranishmit, ndërsa një nga drejtueset e qytetit i dhuroi një përqafim të ngrohtë vajzës. “Një ditë e madhe futbolli. Nga ata të bukurat, që krijojnë antitrupa kundër injorancës dhe vrazhdësisë”, shkruhet në komunikatën e klubit të Avelinos.