Manchester United është turpëruar në “Old Trafford” nga një prej skuadrave me të cilën ndan një rivalitet të madh. Liverpool-i është treguar i pamëshirshëm duke triumfuar me shifrat e thella 5-0. “Dita e më zezë që kur kam ardhur këtu”, në këtë mënyrë do ta përkufizonte humbjen trajneri i Manchester United. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Solskjaer është shprehur se disfata e sotme ishte shumë herë më keq nga humbja 6-1 ndaj Tottenham-it.
“Nuk mund të thuhet shumë. Është dita më e zezë që kur kam ardhur këtu. Nuk kemi bërë mjaft mirë. Përgjegjësia është e imja. Unë jam ai që e kam përgatitur ekipin për ndeshjen. Sezonin e kaluar humbëm nga Tottenham-i 6-1 dhe kjo është shumë më keq. Është shumë më keq për një tifoz të United-it si unë. Mund të them vetëm se do të përpiqemi të rikuperojmë nga kjo sa më shpejt që të mundemi”, ka thënë Solskjaer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/