Sot ka qenë një mbrëmje për t’u harruar për shqiptarët. Fillimisht, ishte Shkëndija e Tetovës që u eliminua nga Champions League, më pas u eliminua dhe sulmuesi Liridon Latifi dhe Tiraspoli i tij, ndërsa tani, radhën e kishte Feronikeli.
Kampionët e IPKO Superliga shiheshin si favoritë për të kaluar në raundin tjetër kualifikues të Champions League, pas barazimit 2-2 në Uells në takimin e parë kundër TNS (The New Saints), por janë mundur në shtëpi 0-1 dhe i kanë thënë lamtumirë kompeticionit më prestigjoz për klube.
Ka mjaftuar një gol i Ebe në minutën e 67-të që Feronikeli të eliminohej, duke kompletuar kështu një ditë “Jo” për shqiptarët në Champions League.
Champions League
Feronikeli – TNS 0-1 (2-2)
Ebe 67’