Diskutohet edhe Botërori në çdo dy vite, presidenti Duka e sekretari Shulku marrin pjesë në mbledhjen e UEFA-s

Top Executive Programme, takimi periodik i nivelit të lartë ekzekutiv të UEFA-s ku marrin pjesë drejtuesit më të lartë të federatave anëtare të qeverisë së futbollit europian, u zhvillua ditën e sotme përmes video-konferencës ku morën pjesë Presidenti i FSHF-së, në të njëjtën kohë edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Në këtë mbledhje u diskutuan çështje të rëndësishme në lidhje me futbollin europian, siç ishte të ardhurat e ekipeve Kombëtare europaine për periudhën 2022-2028 si edhe suksesi i Ligës së Kombeve, kompeticion i UEFA-s që është në edicionin e tij të tretë, dhe mundësitë e zgjerimit dhe zhvillimit. Një pikë tjetër e rendit të ditës ishin edhe kompeticionet e ndryshme të UEFA-s dhe zhvillimet përkatëse për meshkuj dhe femra.

Gjithashtu, në mbledhjen e TEP-it u diskutuan edhe qëndrimet e UEFA-s lidhur me ndryshimet statutore të FIFA-s, teksa një nga temat e parashikuara në rendin e ditës ishte edhe diskutimi mbi idenë dhe studimin e fizibilitetit të zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vite. Të gjithë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të federatave anëtarëve të UEFA-s diskutuan qëndrimet e tyre lidhur me këtë çështje dhe efektet që mund të ketë zhvillimi i këtij kompeticioni çdo dy vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online