Disiplina në botën e çudirave, mesfushori i Teutës u pezullua 5 ndeshje dhe mungon vetëm një!

Më 12 tetor Teuta u mund në shtëpi nga Partizani dhe në atë takim humbi dy lojtarë për kartonë të kuq. Një prej tyre, mesfushori Anel Dediç, u ndëshkua për shkak se i dha një goditje të fortë me bërryl Kalarit, i cili përfundoi në spital.

Një ditë më vonë Komisioni i Disiplinës në FSHF e pezulloi me 5 ndeshje boshnjakun, duke e publikuar vendimin edhe për mediat.

https://sportekspres.com/pezullim-i-rende-per-miraken-dhe-dedic/

Megjithatë, Dediç mungoi vetëm në Kukës dhe sot mund të jetë në fushë kundër Teutës! Si është e mundur? Duke kontrolluar vendimet e Disiplinës në faqen zyrtare të FSHF-së, rezulton se vendimi për Dediç është korrigjuar dhe nga 5 ndeshje, shifra është ndryshuar në 2 të tilla. Ngatërresë, apo lojë e pistë?

Kjo do të thotë që Teuta ka mundësinë që të paguajë një ndeshje pezullim dhe Dediç kthehet sot. Një bërryl dhe një lojtar i gjakosur ndëshkohen me vetëm një ndeshje në Superiore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online