Disiplina është rikthyer me dorë të hekur, pasi janë ndëshkuar rëndë Shkumbini dhe Kevitani. Peqinaset e kanë humbur në tavolinë ndeshjen me Naftëtarin. Në krahun tjetër Kevitani është përjashtuar pasi nuk është paraqitur sërish në ndeshjen me Kukësin B.
E pësojnë dhe skuadrat e Partizanit dhe Skënderbeut nga Superiorja, por të dyja kryesueset ja kanë hedhur me vetëm nga një gobë. Pezullim dhe paralajmërim, me plot gjoë disiplina ka bërë kërdinë.
- KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe në masën 50.000 (pesëdhjetë) Lek.
- KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve së tij duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë) Lek.
- Zyrtari i KF “Veleçiku”, Besnik Duli, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Erzeni”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobe në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.
- KF “Turbina”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndërprerje të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje ndalimin e zhvillimit të ndeshjeve në stadiumin përkatës.
- Zyrtari i KF “Turbina”, Sinan Bardhi, për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, denohet me 2(dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Kevitan”, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Kukësi B,”në bazë t Nenit 55/1 KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 89/2/e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Kevitan” është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti dhe zbritjen e një kategorie më të ulët. Të gjitha pikët që ekipet e tjera kanë marrë në takime direkte me KF “Kevitan”, në bazë të Nenit 89/3/a të Rregullores së Veprimtaris Futbollistike, shpallen të pavlefshme.
- Lojtari i KF “Klosi”, Mirjan Pepa, për dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Klosi”, Ardit Kadiu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- SHS «Përmeti», për sjellje të gabuar të spektatoreve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lek. Në aplikim të Nenit 136/1.b të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.
- Lojtari i KF “Shkumbini”, Emiljan Lluca, për për protesta ndaj vendime të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF “Shkumbini”, Gani Spahiu, për protesta ndaj vendime të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF “Shkumbini, Genci Spaho, për protesta ndaj vendime të zyrrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Shkumbini”, për akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56, 134/2, 49/3, 49/4 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultin 3 me 0 kundër KF “Naftëtari”, zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek . ë aplikim të Nenit 136/1.b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.
- KF “Kastrioti” U-19, për hedhje sendesh brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar ndërprerjen e përkohëshme të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/3.b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.
- Lojtari i KF “Kastrioti” U-19, Sirjano Vogli, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Shkëndija B.T” U-19, Brokli Çela, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 6(gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Oriku” U-19, Rahmi Maze, për provokim të publiku, në bazë të Nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF “Kukësi” U-17, Ervis Koçi, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes të protestave do jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës.
- Zyrtari i KF « Shkendija Dr » U-17, Ilir Kastrati, në bazë të Nenit 13 paralajmërohet se në rast të përsëritjes të protestave do jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës.
- Lojtari i “Skënderbeu” U-17, Nikola Baki, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Shkëndija B.T” U-17, Albert Duka, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë te Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Presidenti i KF “Shënkolli” (Alias Barcelona) Artan Djala, për shkelje të kodit të etikës duke përdorur shprehje fyese dhe deniguese ndaj organeve disipinore të FSHF , në bazë të Nenit 10/a/d/m, 41, 44/3/d, 44/3/e) të Statutit të FSHF si dhe Nenit 10/1/e, 22, 72, 75, 76/c dhe 134/2 të KDS, dënohet me ndalimin e hyrjes në stadium dhe mos pjesëmarrje në çdo lloj aktivitet futbollistik për 1 (një) vit kalendarik.
- Rrëzimin e kërkesës së KF “Lushnja” si të pabazuar në rregulloret e FSHF.