Vllaznia e Bylisi shkëputen në krye, Pogradeci e Egnatia super

Vllaznia ka triumfuar në derbin me Veleçikun, por nuk ka qenë aspak e lehtë. Hajdari shënoi shpejt për shkodranët dhe më pas koplikasit u përpoqën të barazonin më pas. Pa sukses, ndërkohë që Zogaj në pjesë e dytë shënoi golin e qetësisë.

Besëlidhja dhe Erzeni kanë ndarë nga një pikë mes tyre. Lezhjanët arritën të shënonin të parët me anë të Soumah dhe fraksionin e parë të lojës e mbyllën në epërsi. Lajthia ishte ai që shënoi për shijakasit dhe i dha një pikë skuadrës së Stojkut. Diferenca mes Vllazninë kryesuese ka shkuar në shtatë pikë.

Burreli ka mundur Vorën e vendit të fundit me rezultatin e pastër 2-0. Hyseni në fillimin e pjesës së dytë zhbllokoi shifrat, kurse Baro shënoi edhe golin e dytë. Fitore me mjaft vlera për Korabin, që e mbyll vitin në pesëshen e parë. Dibranët mundën Ilirinë 1-0 dhe vendimtar ishte sulmuesi anësor Gresild Lika.

Dinamo e ka paur të lehtë me Shwnkollin. “Nëndetsja blu” ka fituar me rezultatin 3 – 0 ndaj Shwnkollit. Dopieta e Markovanbasten Çemës dhe penalltia e Sefës i dhanë tre pikët skuadrës së drejtuar nga Igli Allmuça.

Kategoria e Parë – Java 14

GRUPI A
Sot, 22 dhjetor 2018, ora 13:30
Veleçiku-Vllaznia 0-2
Shënues: Hajdari 16′, Zogaj 67′
Besëlidhja-Erzeni 1-1
Shënues: Soumah 6′ / Lajthia 68′
Dinamo-Shënkolli 3-0 
Shënues: M.Çema 35′, 52′, Sefa 67′ (pen.)
Burreli-Vora 2-0
Shënues: Hyseni 44′, Baro 75′
Korabi-Iliria 1-0
Shënues: Lika 51′

Bylisi kryesues ia ka dalë të triumfojë në Elbasan dhe ishte kapiteni Peposhi ai që shënoi në fund të pjesës së parë, kurse më pas Çela realizoi edhe golin e qetësisë për ballshiotët. Kofi gjithashtu shënoi emrin në listën e golashënuesve, në një takim që Bylisi e fitoi me rezultatin 1-4.

Antoni plotësoi “pokerin”, kurse Lleshi për verdheblutë realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij. Besa ndjekëse e vendit të dytë nuk ia ka dalë të shënojë në portën e Orikut, në një ndeshje që u mbyll 0-0.

Tomori në shtëpi me Egnatian e pa veten në avantazh pas një autogoli të Bakiasit, por Branica që në pjesën e parë arriti ta kthejë rezultatin në favor me dy golat e shënuar. Sulmuesi peqinase shënoi edhe të tretin me fillimin e pjesës së dytë dhe në fund skuadra e Duros iu gëzua triumfit me shifrat 1-3.

Pogradeci ka marrë pikët e plota kundër Turbinës, duke u kthyer kështu te fitorja. Alillari shënoi dy herë që në fillim, për t’i lënë radhën Jahajt dhe Topllarit dhe pjesa e parë u mbyll 4-0. Ugo shënoi golin e nderit për cërrikasit, ndërkohë që liqenorët nuk u ndalën me kaq dhe realizuan sërish me Topllarin. I gjithë takimi u mbyll me rezultatin 5-1.

GRUPI B
Sot, 22 dhjetor 2018, ora 13:30
Besa-Oriku 0-0
Tomori-Egnatia 1-3
Shënues: Bakiasi 10′ (aut.) / Branica 28′, 35′, 68′
Pogradeci-Turbina 5-1
Shënues: Alillari 8′, 26′, Jahaj 39′, Topllari 45+1′ (pen.) , 74’/ Ugo 66′
Elbasani-Bylis 1-4
Shënues: Lleshi 88′ / Peposhi 40′, Çela 69′, Kofi 77′, Antoni 87′

Nesër, 23 dhjetor 2018, 13:30
Lushnja-Apolonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *