“Djemtë e detit” kanë marrë 6 pikë në dy ndeshjet e fundit edhe pse kundërshtar kanë pasur Partizanin dhe Kukësin, skuadra e Gentian Begejës do që të mos dalë pa pikë dhe ndaj Skënderbeut, i cili tashmë është dhe kampioni i ri i Shqipërisë. Korçarët kanë përgatitur festën për titullin dhe duket se e kanë lënë pas dore tashmë fushën e lojës, teksa kanë deklaruar që tani mendojnë vetëm për Kupën e Shqipërisë. Teuta do një rezultat tjetër pozitiv, që do e ndihmonte shumë në luftën për mbijetesë. Korçarët e reflektojnë diçka të tillë dhe në formacionin që do të zbresë sot në fushë, teksa është gati i gjithë formacioni i dytë.
Skënderbeu 0-3 Teuta
Shënues: Shkalla 43′, Çyrbja 58′, Latif 67′
GOLAT
43′ – Pas harkimit nga këndi, Shkalla në shtyllën e dytë kërcen mbi të gjithë dhe gjen rrugën e rrejtës.
58′ – Kundërsulm vrasës i durrsakëve, Çyrbja avancon i vetëm dhe del përballë Teqes, duke mos e pasur të vështirë të shënojë.
67′ – Është Latif këtë herë realion golin e tretë.
Skënderbeu: Teqja, Dita, Sambao, Osmani, Abazi (Mici 76′), Demte, Minga, Gripshi (Gavazaj 83′), Sahiti, Vila (Soue 76′), Krasniqi. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Dajsinani, Vangjeli, Muzaka, James.
Teuta: Moçka, Shkalla, Dediç (Lajthia 62′), Çyrbja, Kruja, Hrkaç, Hila, A. Bilali, Gjeorgievski (Beqja 46′), Hakaj, Latif. Trajner: Gentian Begeja. Të gatshëm: Kastrati, Vila, Peqini, D. Bilali, Lika.
Gjyqtarë: K. Cjapi, O. Grabova, E. Pashaj, E. Sino.
Delegat: A. Maçi; Vëzhgues: M. Allkja.
Kartonë të verdhë: Vila 7′