DIREKT/ Superiore, Alijev qetëson Kukësin

0

SUPERIORE

E shtunë, më 21 tetor, ora 14:00

Luftëtari – Kukësi         0-3

Shënues: Elis Bakaj 19′, 29′ (11-metërsh), Alijev 75′

Luftëtari: Ruçi, Toledo, Rapa (Hoxha 63′), Beqiri, Rapo (Zeqaj 46), Aleksi, Ramadani (Zguro 46’),  Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçja. Trajner:Hasan Lika.

Kukësi: Koliçi, Hallaçi ( Idrizi 26′), Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Kërkotiç, Imami, Ethemi (Alijev 61′ ), Kale, Bakaj (Shtubina 77′), Guri. Trajner:Mlladen Milinkoviç.

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Herald Lisaku, Klodian Shahini.
Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj.

Kartonë të verdhë: Rapa 29′, Aleksi 47′, Bregu 60′, Lamçja 82’/ Rrumbullaku 30′

GOLAT

20′ – Një top i gjatë drejt sulmit kuksian, mbrojtja kujton se është akorduar pozicion jashtë loje dhe ndalet, ndërsa aty pranë Elis Bakaj gjuan fort dhe shënon. Gol, për habinë e të gjithëve i rregullt, por arbitri veproi drejt, duke parë pamjet filmike.

Goli i parë i Kukësit

29’ – Rrapa në dyluftim me Kalen, ky i fundit rrëzohet brenda zone dhe ka 11-metërsh për kampionët. Elis Bakaj merre përsipër ekzekutimin dhe tregohet i saktë, duke shënuar golin e dytë për Kukësin, të dytin personal në këtë ndeshje dhe të 6 në këtë edicion.

75’ – Kale afrohet pranë fundores dhe hedh një top në qendër, ku Alijev me të djathtën realizon golin e tretë.

Lushnja – Laçi         0-3

Shënues: Rexhinaldo 47′, 63′, Uzuni 73′

Lushnja: Spaho, Magani (Shkulaku 77′), Ruço, Marku, Bizhyti, Mone, Gava, Papa (Alushi 66′), Pepa (Meto 65′), Canka, Sefa. Trajner: Artan Bano

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi, Eskerda (Kallaku 78′), Nika (Bushi 81′), Uzuni, Rexhinaldo (Xhixha 84′). Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Denis Agaraj, Dojando Myftari, Kreshnik Cjapi
Delegat: Plarent Kotherja; Vëzhgues: Prek Pjetrushi

Kartonë të verdhë: Marku 48, Bizhyti 49′ /Jonuzi 47′, Rexhinaldo 64′

GOLI

47’ – Nga një goditje këndi Uzuni harkon në shtyllën e dytë, Rexhinalo kërcen mbi të gjithë dhe me kokë arrin të mposhtë portierin Spaho.

63’ – Nika provon me një veprim akrobatik, por shërben si asist për Rexhinaldon, i cili realizon dhe golin e dytë nga fare pranë portës.

73’ – Aksion i bukur i miqve, Nika nga e majta godet, por ndal Spaho, Uzuni ndjek aksionin dhe gjen golin e parë personal të këtij sezoni.

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.