Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së javës së 30-të mes Laçit dhe Kukësit. Barazim pa gola në 45 minuta e para, në një ndeshje mjaft të hapur dhe me raste, por që nuk janë shfrytëzuar siç duhet. Një takim mjaft interesant, me skuadrat që janë hedhur para në kërkim të fitores duke dhuruar një ndeshje me ritëm të lartë. Rasti më i mirë për shënim ishte për Kukësin, me Idrizin që shpërdoroi një mundësi ideale për të kaluar në avantazh.
E diel, 16:00, java e 30-të, Stadiumi i Laçit, Kategoria Superiore
LAÇI 0-0 KUKËSI
Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lushkja (Lulaj 71′), Jonuzi, Kallaku, Uzuni, Nika (Xhixha 83′), Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani. (Të gatshëm: Vata, Zogaj, Shala, Bushi).
Kukësi: Frashëri, Zhderiç, Alla, Hoxha, Imami, Idrizi, Musolli, Dzaria (Peposhi 78′), Shkodra (Joti 70′), Kale (Ebipi 66′) , Guri. Trajner: Peter Pakult. (Të gatshëm: Koliçi, Ethemi, Ymeraj, Sadiku).
Gjyqtarë: K. Meta, N. Bregasi, D. Myftari, K. Shahini.
Delegat: B. Çela; Vëzhgues: M. Shkëmbi.
Kartonë të verdhë: Sefgjini 66′, Fangaj 68′ /Kale 23′, Musolli 62′, Imami 79′
EPISODET
3’ – Guri provon nga brenda zone me kokë, topi shkon pak jashtë kuadratit.
5’ – Lushkja përgjigjet në krahun tjetër pas harkimit nga këndi, por vetëm rrjetë e jashtme.
19’ – Idrizi gjen hapësirë dhe provon nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën e portës së Selmanit.
27’ – Aksion i bukur i Kukësit, Dzaria kërkon Gurin, topi devijohet dhe shkon te Idrizi, i cili godet fort por Slemani e ndal, sërish mbrojtësi i Kukësit provon me të majtën megjithatë këtë herë gabon edhe pse ishte me portën e boshatisur.
28’ –Topi i gjatë për Uzunin, topi është i fortë dhe kontrollohet nga Frashëri.
30′ – Harkim nga e djathta, Dzaria gjen topin, por nuk mundet t’i japë udhë për në rrjetë.
36’ – Rexhinaldo drithërues me goditjen e tij me të djathtën, topi shkon ngjitur me shtyllën.
46’ – Mbrojtja e Kukësit nuk largon siç duhet dhe Kallaku gjen mundësinë për të goditur, vendimtare ndërhyrja e Frashërit që devijon topin në këndore.
49’ – Aksion fantastik i Kukësit, Shkodra vertikalin për Zhderiç, që kërkon Kalenë në krahun tjetër, braziliani zgjatet por nuk arrin ta devijojë dot topin për ta çuar në rrjetë.
51’ – Kallaku bën gjithçka mirë nga e djathta e më pas pason për Uzunin, e pabesueshme çfarë humbet fieraku nga shumë pranë portës.
68′ – Mundësi e mirë për Rexhinaldon, por mbyll mbrojtja e Kukësit.
76′ – Idrizi provon me të jashtmen nga distanca, topi nuk shkon në kuadratin e portës.
79′ – Ebipi kërkon Gurin me një harkim, shkodrani rrëzohet nga Qaqi, por gjithçka e rregullt për Metën.
85′ – I jashtëzakonshëm Hoxha me ndërhyrjen e tij, Gjoni tenton nga fare pranë, por mbrojtësi i Kukësit dhuron spektakël pasi devijon me këmbë edhe pse i shtrirë.
86′ – Qaqi këtë herë tenton me kokë, Frashëri bën “heroin” këtë herë duke i hequr mundësinë e golit.