Në “Selman Stërmasin” e zbrazur, Partizani do të presë skuadrën e Kastriotit. Pas fitores në Kamzë, “demat” synojnë fitoren e radhës, këtë herë në shtëpi. Për shkak të dënimit pas incidenteve në javën e parë, kryeqytetasit janë të detyruar të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi pa praninë e mbështetësve.
Në anën tjetër është Kastrioti që kërkon të reagojë pas humbjes një javë më parë në shtëpi me Skënderbeun. Të dyja skuadrat kanë nga 3 pikë në klasifikim.
PJESA E PARË
Ka përfunduar pjesa e parë në “Selman Stërmasi” me fitoren e vendasve të Partizanit. “Demat” kanë mundur që të triumfojnë falë golit të realizuar në minutën e 13-të nga ana e Jasir Asanit. Esat Mala bëri gjithçka mirë nga krahu i majtë, ndonëse tentativa e parë për të shërbyer u ndal nga mbrojtja mike, nuk ndodhi kështu në vazhdimin e aksionit, me topin që përfundoi tek mesfushori Asani, i cili me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë që të shënonte. Miqtë krutanë nuk bënë shumë për të rrezikuar skuadrën kryeqytetase. E vetmja mundësi ideale u krijua nga Rahim, i cili nuk mundu që të shfrytëzonte gabimin e Gojkovicç. Tek “të kuqtë” Mala mund të kishte dyfishuar, por e majta e tij nuk ishte e saktë. Një ndeshje e qetë, ashtu si atmosfera në “Selman Stërmasin” e boshatisur!
Partizani 1-0 Kastrioti
Shënues: Asani 13′
GOLI
13’ – Mala tregohet i saktë me pasimin e tij nga e majta, duke gjetur në anën tjetër Jasir Asanin, i cili nuk gabon me portën e boshatisur!
DIREKT
88′ – Atsina avancon i vetëm përpara, i cili kalon Belicën dhe del i vetëm me Hoxhën, por vendimtar Gojkoviç me ndërhyrjen e tij, që largon rreikun.
85′ – Pas një harkimi nga këndi, lila kërceu mbi të gjithë, por topi i goditur nga ai nuk gjeti kuadratin e portës së Hoxhës.
82’ – Mala provon nga distanca, topi devijohet sërish dhe shkon mbi traversën e portierit krutan.
81′ – Korda provon nga distanca, topi devijohet dhe përfundon në këndore!
73′ – Minuta dhe për një “ish” si Jurgen Vatnikajt, i cili zëvendëson sulmuesin Rahim.
70′ – Largohet nga fusha e lojës autori i golit, jasir asani, për t’i lënë vendin të riut Kodra.
68′ – Mundësi e mirë për Asnain, por Lila e ndal lojtarin e Partizanit.
65′ – Vjen momenti i Çarls Atsinës, i cili zë vendin e brazilianit Roxher.
63′ – Futet në fushën e lojës Jurgen Bardhi, i cili aktivizohet në vendin e Ardit Hilës.
53′ – Shehi pëson një dëmtim në shpatull dhe largohet nga fusha e lojës i dëmtuar. vendine ti je zë Caca.
40’ – Pas ekzekutimit të një goditje nga këndi, Mziu shërbehet shkurt dhe provon goditjen nga distanca, topi shkon drejtpërdrejt në duart e Hoxhës.
36′ – Asani lëviz mirë nga e djathta, por harkimi i tij është për t’u harruar!
29’ – MUNDËSI IDEALE PËR KASTRIOTIN Gojkoviç jep një top pas, Rahim arrin topin dhe del i vetëm me Hoxhën, por lojtari i Kastriotit gabon edhe pse nuk kishte presionin e askujt.
27′ – MUNDËSI IDEALE PËR PARTIZANIN! Mala del i vetëm me portierin mik, por e majta e tij përfundon ngjitur me shtyllën.
26′ – Telushi ka një mundësi për të rrezikuar, nga një goditje dënimi, por tentativa e tij është e gabuar.
20′ – Gojkoviç godet bukur me kokë, pas një harkimi nga e majta, topi kalon portierin Kuka, por Mziu në vijën fatale i pozicionuar mirë u ndal golin vendasve.
19′ – Hila avancon deri pranë fundores, por harkimi i tij nuk arrihet nga askush!
Në shkallët e stadiumit dhe Erald Çinari, lojtari i afruar ditën e djeshme tek skuadra e Partizanit.
4′ – Edhe pse nga një distancë e konsiderueshme, Trashi rrezikon portën e Kastriotit, devijimi i Kukës e çon topin në këndore.
2′ – Trashi hedh një top nga e majta, Asani devijon lehtë, por jo mjaftueshëm për të rrezikuar portën e miqve.
1′ – NIS NDESHJA!
Përshëndetje e ngrohtë mes dy trajnerëve, Skënder Gega dhe Elvis Plori.
Në shkallët e stadiumit dhe trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi dhe ndihmësi i tij Ervin Bulku!
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 3
E shtunë, më 1 shtator, ora 19:45
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë (Pa tifozë)
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kalari, Trashi, Hila (Bardhi 63′), Telushi, Mala, Asani (Kodra 70′), Hebaj (Mensah 54′). Trajner: Skënder Gega. Të gatshëm: Xhika, So Hyon, Atanda, Bitri.
Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Stijepoviç, Domgjoni, Çutra, Shehu (Caca 54′), Mziu, Rogjer (Atsina 65′), Bardhi, Rahim (Vatnikaj 73′). Trajner: Elvis Plori. Të gatshëm: Paja, Ymeri, Shehi, Mulaj.
Gjyqtarë: Emirjon Sino, Enea Pashaj, Nuri Rrapaj, Kreshnik Cjapi.
Delegat: Astrit Maçi. Vëzhgues: Besnik Kaimi.
Karton i verdhë: Kalari 87′ /Çutra 73′