DIREKT/ Nis pjesa e dytë, Kukësi godet shtyllën

Teuta do të presë Kukësin në ndeshjen e javës së katërt. Ashtu siç ishte lajmëruar më herët për Kukësin do të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë. Debuton francezi Tigruxha me verilindorët, ndërsa befasi mund të quhet prezenca e Rexhinaldos nga minuta e parë edhe pse vetëm dje është bashkuar me ekipin në stërvitje. Titullar e nis dhe Valon Ethemi, i rikthyer pas disa kohësh në skuadër.

Teuta vjen me ndryshime nga fitorja e fundit me Kamzën. Progni do të nisë si titullar këtë sfidë ndërsa në mesfushë bie në sy dhe prezenca e Kallakut në vend të Krujës.

PJESA E PARË

Është mbyllu pjesa e parë në “Niko Dovana”. Kukësi po arrin të fitojë 0-1 ndaj Teutës vendase. Vendos goli i sulmuesit Rexhinaldo, i cili u tregua i saktë në minutën e 18-të nga fare pranë portës. Teuta reagoi dhe nisi që të shtynte para pas pësimit të golit, por pa mundur që të barazojë.
Vendasit patën disa mundësi me Latif, Kallakun dhe Prognin. Skuadra kuksiane ka kryer dhe një zëvendësim të detyruar, pasi Musolli ka lënë fushën e lojës i dëmtuar dhe në vendin e tij është aktivizuar Kalaja. Shiriti i kapitenit i ka kaluar cuculit pas largimit të Musollit nga fusha e blertë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4

E shtunë, më 15 shtator, ora 18:45

Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta 0-1 Kukësi
Shënues:
Rexhinaldo 18′

GOLI

18’ – Pas një harkimi nga e djathta, Kordeiro ul bukur për Rexhinaldos i cili brenda zone kontrollon dhe godet, duke shënuar golin e parë të ndeshjes.

DIREKT

80’ – Kamara provon me një goditje nga brenda zone, por mbrojtja e Kukësit nuk lejon topin që të rrezikojë portën.

59’ – Avdyli provon nga një goditje dënimi, tentativa qendrore shkon në duart e portierit Frashëri.

54’ – Ethemi avancon deri pranë fundore dhe harkon në krahun tjetër, Gjorgjievski largon topin.

51’ – Kordeiro tenton të befasojë me një goditje nga distanca, i pafat braziliani që gjen vetëm traversën e portës së Hiditi.

48’ – Kamara provon të rrezikojë me një devijim, pas harkimit nga e djathta, por Frashëri sërish është i kujdesshëm.

44’ – Latif avancon i vetëm në zonën e Kukësit, por vonohet në goditje dhe Maliqi i rrëmben topin, duke i hequr mundësinë për të goditur.

45’ – Progni bën gjithçka mirë, por vonohet në goditje dhe i jep mundësinë Frashërit që të pozicionohet, tentativa e Kallakut shkon jashtë kuadratit.

39’ – Avdyli kërkon sërish të krijojë një rast të rrezikshëm nga një goditje dënimi, topi nuk largohet nga kuksianët dhe Kamara provon me një lëvizje akrobatike, por Frashëri është i kujdesshëm dhe grushton topin.

38’ – Kallaku bën gjithçka mirë nga e majta, harkim ii mesfushorit ndalet nga Cuculi i cili çoi topin në këndore, duke i hequr mundësinë Amadu Latif, i cili ndodhej menjëherë pas tij, i gatshëm për ta shtyrë topin në rrjetë.

36′ – Pas ekzekutimit të një goditje dënimi nga Avdyli devijohet dhe shkon në këndore. Teuta vijon të ushtrojë presion, por Frashëri neutralizon rrezikun pas goditjes së dytë radhazi nga këndi.

25′ – Progni provon nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e Frashërit.

12′ Kordeiro avancon në zonën e Teutës, por gjyqtari e ndal aksionin për një prekje të topit me dorë. Protesta të kuksianëve, por vendim i drejtë i kryesorit Meta.

7′ – Kukësi provon të krijojë një aksion premtues me një top të gjatë drejt Rexhinaldos, por Osmani mbyll me eksperiencë gjithçka.

1′ – NIS NDESHJA!

FORMACIONET

Teuta: Hidi, Gjorgjievski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Sidibe, Avdyli, Progni (Bubakar 70′), Kallaku (Kruja 54′), Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi. Të gatshëm: Çeleski, Shkalla, Vecaj, Beqja, Gashi.

Kukësi: Frashëri, Maliki, Qaqi, Cuculi, Zguro (Çyrbja 62′), Ethemi, Musolli (Kalaja 45+2′), Limaj, Uilliam, Tigruxha (Dzaria 63′), Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu. Të gatshëm: Maloku, Shpehar, Krasniqi, Harba.

Kartonë të verdhë: Zguro 27′, Ethemi 57′, Kalaja 71′

Gjyqtarë: Kridens Meta, Nertil Bregasi, Mario Shazivari; Juxhin Xhaja

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Plarent Kotherja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online