DIREKT/ Gavazaj supergol, Skënderbeu nis të zbavitet në Vlorë

Luhet ndeshja e fundit e javës së 28-të në Vlorë. Flamurtari ndeshet me Skënderbeun, kundërshtar që pak ditë më parë mundi në Korçë por në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Duros arriti një sukses me shumë vlerë në Kupë, por në kampionat nuk fiton prej shumë takimesh, ndaj do me çdo kusht që të përsërisë suksesin e së mërkurës. Skënderbeu në anën tjetër do t’u tregojë rivalëve se edhe pse ka shumë probleme nuk mund të bëjë që e gjithë puna e sezonit të bjerë poshtë. Edhe pse nuk është e lehtë për skuadrën e Ilir Dajës që të lërë pas krahëve atë goditje të rëndë nga UEFA, në Vlorë do synohet rikthimi te fitorja, pas 2 humbjesh radhazi.

PJESA E PARË

Skënderbeu bën gjithçka mirë në ndeshjen e fundit të javës së 28-të në Vlorë, duke dominuar në lojë dhe rezultat ndaj Flamurtarit vendas. Vendosin golat e Souesë dhe Ditës, respektivisht në minutën e parë dhe në minutën e dymbëdhjetë. Vlonjatët nuk mundën që të reagonin dot në pjesën e parë, madje mund të ishin ndëshkuar sërish, sikur Gavazaj të mos vonohej kur u gjen i vetëm me Nurkoviç. Të presim dhe të shohim nëse do të mundë Flamurtari që të bëjë diçka më mirë në fraksionin e dytë të lojës.

Flamurtari 0-3 Skënderbeu

Shënues: Soue 1′, Dita 12′, Gavazaj 48′
1′ GOL SKËNDERBEU! Pasim fantastik i Vangjelit për Xhejms, i cili pason në krahun tjetër për Souenë, aty ku sulmuesi i Skënderbeut me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë që të realizojë golin e avantazhit, pa u mbushur ende 1 minutë lojë.
12′ GOL SKËNDERBEU! Muzaka avancon bukur nga e djathta dhe pason në anën tjetër, nuk e prek askush topin, i cili shkon te Dita në dalje të zonës, me mesfushroin që tenton me të parën dhe mposht për të dytën herë portierin Nurkoviç.
48′ GOL SKËNDERBEU! Fitorja e Skëndebreut po kthehet në shpartallim për Flamurtarin. Gavazaj merr një top në mesfushë, kalon në mënyrë fantastike Bicajn dhe shënon një gol të bukur, duke dhuruar spektakël në zonë.

FORMACIONET ZYRTARE!

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta (Zuka 74′), Useini, Sidibe, Hoxhaj (Nedjelkoviç 46′), Muarem, Danilo Alvesh, Kamara. Trajner: Shpëtim Duro. (Të gatshëm: Sali, Veliu, Hyseni, Deliaj, Tunkara).
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani (Vila 64′), Muzaka, Dita (Nimaga 58′), Gavazaj (Sahiti 72′), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja. (Të gatshëm: Dajsinani, Abazi, Krasniqi, Demte).
Gjyqtarë: A. Beqiri, A. Shkreta, K. Cjapi, A. Kociaj.
Delegat: A. Tafaj; Vëzhgues: B. Kaimi

Kartonë të verdhë: Useini 87’/ Vangjeli 23′

One thought on “DIREKT/ Gavazaj supergol, Skënderbeu nis të zbavitet në Vlorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online