Dinjitet dhe guxim! Dështimi në Europë, ja pse Shehi dhe Osmani janë për t’u vlerësuar te Tirana

Në momentin kur Tirana po bënte ecuri të keqe në Europë ishim një prej zërave kritikë, me dëshirën dhe interesin e vetëm që klubet shqiptare të ngrihen në lartësinë që ne të gjithë kërkojmë. Por për sa kohe steka e Superiores nuk është ngritur ende në nivele të tilla, fjala dështim ndoshta nuk e përmbush të gjithë kuptimin e saj.

Të dështosh do të thotë të mos arrish të përsëritësh vetveten, një sukses që arritur më herët dhe që nuk mundet të përsëritet. Dështimi i Tiranës ishte i një tjetër niveli, klubi nuk përmbushi objektivin pas kampionatit ku kërkohej dalja përtej të zakonshmes.

Pra aktualisht është vetëm Skënderbeu që ka arritur deri në fazën e grupeve, nuk jemi mësuar shpesh me arritje të tilla. Por edhe mes “ngjyrës së zezë”, mund të dallohet pika e bardhë. Në fund të fundit, drejtuesit e klubit kanë guxim dhe dinjitet.

Tefik Osmani nuk u fsheh pas zhgënjimit në Europë. Në daljen e tij të fundit publike, drejtori ishte fytyra e të gjithë skuadrës me mërzitjen që e kaplonte duke e pranuar: “Po e vërtet, në Europë dështuam, ky ishte objektivi ynë”. Asnjë tendencë për të fshehur apo zbukuruar atë që ndodhi, për t’iu larguar realiteti. E kjo është për t’u përgëzuar.

Po aq sa edhe iniciativa e Orges Shehit. Trajneri i cili zhvilloi një kampionat më vete në sezonin e shkuar duke i dhënë titullin Tiranës, zgjodhi që të paraqiste dorëheqjen në momentin e eliminimit në Europë. Dorëheqje e cila nuk u pranua nga Refik Halili, që duke parë situatën, i besoi sërish të njëjtit grup.

Një dështim është kaq normal të ndodh, ajo që të gjithë kërkojnë është lidhja me klubin përtej anës ekonomike dhe përjetimi i çdo fitore apo humbje. Te Tirana, e treguan këtë aspekt! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online