Dinamo zyrtarizon afrimin e Sulejmanajt

Mbrojtësi Eneo Sulejmanaj, i cili ka qenë pjesë e skuadrave të Gramshit e Sopotit në Kategorinë e Parë, ka firmosur për Dinamon, fanellën e së cilës do ta mbaj veshur në kampionatin e ardhshëm. Eneo Sulejmanaj ka lindur më 20.06.1995. Pozicioni i tij është mesfushor qendror dhe është rritur te akademia e Dinamos deri tek U-17. Më pas, kaloi te ekipi U-19 i Olimpik Tirana, ku ishte edhe kapiten dhe luan në Kategorinë e Dytë. Më pas, pati një eksperiencë në Serinë D në Itali, ku për rreth 6 muaj me një ekip modest. Në një prononcim dhënë për “Sport Ekspres”, mbrojtësi mallakastriot i cili është vetëm 22 vjeç ka pohuar: “Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e një skuadre të madhe si Dinamo që ka histori në futbollin shqiptar. Tashmë jam më i pjekur dhe kam fituar eksperiencë edhe nga aktivizimet e mëparshme në skuadrat e Olimpikut, Gramshit, apo dhe Sopotit. Karriera ime tashmë është në kulmin e vet dhe për Dinamon do të jap më të mirën time. Ka konkurrencë, por unë jam mësuar, pasi edhe te Sopoti ku kam luajtur si titullar ka pasur shumë futbollistë që kanë spikatur edhe në Superiore. Po ambientohem mjaft mirë me blutë dhe shpresoj që në sezonin e ri, Dinamo të ngjitet në elitë aty ku e ka vendin. Skuadra dinamovite është një shkollë futbolli, me drejtues korrekt dhe ambicie dhe jam i bindur që do të më ndihmoj shumë që karriera ime të progresojë”, – ka thënë në fund të fjalës së tij mbrojtësi shtatlartë, Eneo Sulejmanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online