Dinamo po kthehet në merkato si “PSG e Superiores”! Tenton edhe Donjet Shkodrën, nuk mbarojnë emrat e njohur

Dinamo nuk ka frena në këtë merkato të verës dhe po vazhdon që të përforcohet me emrat më të njohur në futbollin shqiptar. Kush është i radhës? Kjo është pyetja i ngritur sa i përket kryeqytetasve që po i japin mundësinë Shkëmbit që të ketë organikën më të pasur, pavarësisht se vetëm sapo janë ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

Gazetari i “ABC News”, Vladimir Prenga, raporton së fundmi se Dinamo është në tratativa me Donjet Shkodrën. Futbollisti ka eksperiencë të madhe dhe e njeh më së miri Superioren pasi ka qenë pjesë e Flamurtarit, Skënderbeut dhe Kukësit. Padyshim që nëse kjo marrëveshje do të mbyllej me sukses, Dinamo mund të quhet “mbreti” i merkatos dhe “PSG-ja e Superiores”.  /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *