VIDEO/ Vetëm java e parë e VAR-it në Serbi! Panë 24 herë në ekran një rast dhe akuza nga klubet, teknologjia që vjen edhe në Shqipëri

VAR-i ka hyrë në botën e futbollit për të minimizuar gabimet në marrjen e vendimit, pasi edhe në këtë rast gjykimi është njerëzor dhe jo hyjnor. Por padyshim që gabimi i bërë pas përsëritjeve të shumta të pamjeve peshon më rëndë sesa pa hyrjen e VAR. E sidomos kur flasim për futbollin e temperaturave të nxehta të Ballkanit, me paragjykimet për vendosjen e fituesit që do të marrin edhe më shumë zë.

Serbia e ka nisur kampionatin e futbollit, duke futur teknologjinë për herë të parë. Vetëm java e parë e kampionatit dhe dy reagime të ashpra kanë ardhur nga klubet. Crevena Zvezda ka kërkuar llogari duke pyetur se përse ekziston VAR-i në Serbi pasi nuk ndërhyri për prekjen e topit me dorë me Vojvodinën, ndërsa Radnicki ka ngritur edhe më shumë zërin ndaj Subotica.

Kjo dëshmon qartësisht tensionin e ofruar në Ballkan, ndërsa sipas “Kurir” arbitri për një vendim në ndeshjen mes Suboticas dhe Radnickit e ka parë 24 herë ekranin për të dalë te verdiktit që duhej të jepte në fushë. Këto raste të ardhura nga Serbia mund të jenë edhe treguesi se çfarë mund të na presi në Shqipëri me reagime të ndryshme pasi do të implentohet VAR në këtë sezon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online