“Dinamo nuk do arrijë vendin e parë, i shohim në Europë”! Luga analizon ndeshjet e Superiores: Partizani për titull kampion

Ergys Luga ka komentuar javën e parë të kampionatit shqiptar. Trajneri shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Sport Zone” në “MCN TV” për të komentuar përballjet e javës që kemi lënë pas. Kur flitet për Dinamon, thuhet se objektivi nuk është titulli kampion, por dalja në kompeticionet europiane. Ndërkohë për Partizanin theksohen afrimet me peshë dhe sigurisht një ecuri që pritet të kulmojë në vendin e parë.

“Javën e parë kishte një lumë golash. Skuadrat për shkak se vinin nga faza përgatitore, kishin një intensitet të lartë për të shënuar. Në kampionat tani mendohet vetëm për pikët. Golat kanë ardhur edhe si pasojë e mos studimit të kampionatit. Shkalla e ngarkesave është më minore. Pamë një Dinamo me lojë brilante. Ndaj Vllaznisë pamë një Laç zhgënjyes në fazën e mbrojtjes. Trajneri duhet të ishte më i kujdesshëm në fazën difensive. Presim një sfidë të luftuar nga të dyja ekipet. Dinamon e kemi parë në sulm dhe Laçin e kemi parë në mbrojtje.

Mendoj se objektivi i Dinamos nuk është titulli kampion. Vjen nga një staf profesionist. Ardhja nga Kategoria e Parë dhe mos eksperienca do e bëjë titullin të paarritshëm. Mendoj se Dinamon do e shikojmë në Kupat e Europës.

Deri tani Vllaznia ka vendosur theksin, sepse kanë shënuar më shumë gola. I pret një ndeshje e vështirë si Teuta. Partizani ka përballë Skënderbeun, dy skuadra me objektiva të kundërta. Mendoj se Partizani që mbështetet në një lojë pragmatiste. Mendoj se Partizani do të jetë pretendent për titullin. Me peshë mund të quajmë vetëm Malën, pasi kthehet dhe e njeh ambientin. Kemi Ergys Kaçen, ka qenë një nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar, por vjen në një ambient që nuk e njeh”, tha Luga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online