Dinamo e Zagrebit ndërron trajner, Çekiçi shpreson

Endri Çekiçi është një ndër lojtarët më të rëndësishëm te ekipi B i Dinamos së Zagrebit, por në ekipin e parë nuk ka luajtur asnjë minutë në kampionat këtë sezon, mbi të gjitha për shkak se trajneri Mario Cvitanoviç nuk e ka preferuar fare, që pas kthimit nga huazimi te Lokomotiva e Zagrebit. Rivaliteti për një vend në skuadër është shumë i madh, por Çekiçi ka shkëlqyer me të rinjtë dhe është i bindur se problemi i tij ka qenë thjesht trajneri.

Tani Mario Cvitanoviç është pasuar nga Nikola Jurçeviç, ish-futbollist dhe ish-trajner i Dinamos në të shkuarën, i cili në periudhën 2015-2017 ka qenë ndihmëstrajner i Slaven Biliç te Uest Hemi dhe ka qenë ndihmëstrajner edhe Kroacia, Lokomotiv Moska e Beshiktashi, gjithnjë me Biliç.

Çekiçi shpreson që Jurçeviç ta marrë në konsideratë, në një kohë që flet në prag të sfidës së Shqipërisë U-21 kundër Sllovakisë: “Trajneri i Dinamos së Zagrebit dha dorëheqjen javën e kaluar, ndaj mbetet të shohim trajnerin e ri si do të veprojë.

“Për mua nuk ka ndryshim nëse përfaqësoj kombëtaren A apo kombëtaren U-21. Në momentin që do të bëj hapin që të gjithë presin, besoj se kombëtarja A është aty. Nuk ka rendësi jam apo jo titullar, pasi përherë do të jap maksimumin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online