Tetë humbje rresht, Lushnja ndryshon sërish trajner

Lushnja nuk gjen rehat dhe ndërron sërish trajner, edhe pse është një lëvizje që nuk ka shumë logjikë brenda, sepse sezoni ka marrë fund për lagunarët dhe nuk dihet çfarë ndryshimi do të sillte trajneri i ri, nëse nuk mendohet për të ardhmen dhe nuk kalojnë në ekipin e parë apo në formacion disa djem të rinj.

Largimi i Hysen Dedjes në fillim të shkurtit, pas humbjes kundër Vllaznisë, bëri që drejtimin ta merrte Dritan Çuko, i cili vendos një rekord unik, sepse ka drejtuar 7 ndeshje dhe nuk ka marrë asnjë pikë.

Tani Lushnja emëron trajner Ilir Gjylën, një emër i njohur, i cili edhe në të shkuarën e ka drejtuar Lushnjën, ashtu si ka punuar edhe në disa klube të tjera, nga Besëlidhja, deri te Shkumbini e Besa.

Ndërkaq, Çuko do të kalojë sërish në rolin e ndihmëstrajnerit, ndërsa Gjyla bëhet trajneri i katërt i Lushnjës për këtë sezon, pas Banos, Çukos dhe Dedjes, në një sezon të zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online