Dinamo është pranë rënies në Kategorinë e Parë. Megjithëse jo e mbyllur nga ana matematikore, shanset janë të pakëta që kryeqytetasit të mbeten në elitën e futbollit shqiptar. Ndërkohë i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Tahiri ka treguar numrin e lojtarëve që do të largohen.
Sipas tij, janë rreth 9 futbollistë që nuk do të jenë më pjesë e kësaj skuadre pas rënies nga Superiorja. Pavarësisht blerjeve të frikshme në merkaton e verës, ky ekip jo vetëm që nuk arriti të përmbushte objektivat, por dështoi në mënyrë spektakolare. /Sport Ekspres/