“Dinamo Batumi po zhvillon ndeshje zyrtare, dje luajtën Superkupën”! Trajneri i Tiranës: Kam ende disa dilema në kokë

Te Tirana po vazhdojnë përgatitjet sa i përket takimit me Dinamo Batumin. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Conference League. Ndërkohë në një intervistë për “Supersport”, trajneri i bardhebluve, Orges Shehi është shprehur se ka ende disa dilema për formacionin. Nga krahu tjetër theksohet fakti se Dinamo Batumi ndodhet ende në aktivitet me ndeshje zyrtare dhe kjo shihet si një avantazh i kundërshtarit.

“Kemi akoma edhe disa dilema në kokë për disa pozicione të caktuara. Edhe për shkak se lojtarët kanë ardhur vonë, janë bashkuar vonë me skuadrën. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre morën 90 minuta. Për të qenë gati për takimin e radhës.

Kemi disa gjëra për të përmirësuar, edhe për shkak se ka prurje të reja. Konfigurimi i skuadrës, njohja me njëri-tjetrin, njohja e mënyrës së lojës. Disa probleme teknike, ndoshta edhe disa fizike për arsye të lojtarëve që janë afruar vonë, t’i rikuperojmë dhe të jemi gati me datë 13.

Dinamo Batumi? Kemi përballë një skuadër cilësore, skuadër e mirë. Jo më larg se dje (e martë) kanë luajtur Superkupën. Pra janë një skuadër në aktivitet, ka ndeshje zyrtare. Një skuadër që ka lojtarë cilësorë. Do të fokusohemi tek anët e tyre të forta dhe të dobëta. Që të futemi në fushë me idenë që kualifikimi është 50 me 50”, tha Shehi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online