“A do të luajmë apo ta lëmë fare?”! 4 ditë nga ndeshja me Ludogorest, Ballkani nuk di ende stadiumin ku do të luajë: Po na turpëroni para të tjerëve…

Ballkani do të përballet kundër Lodogorest në turin e parë të Champions League. Kjo përballje është shumë e fortë për ekipin e Ilir Dajës, por sikur të mos mjaftonte emri i rivalit përballë, ka edhe halle të tjera.

Akoma nuk është vendosur stadiumi se ku do të luhet kjo ndeshje e parë në Kosovë. Kjo pasi stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është në nivelin më të mirë sa i përket fushës. Nëpërmjet një postimi, Ballkani shpreh hapur pakënaqësinë dhe godet institucionet e vendit.

Reagimi i plotë

“Every ëonder lasts three days”

(Çdo çudi zgjatë 3 ditë)

Kjo proverb hungareze e përhapur në gjithë botën, duket se vetëm në Kosovë nuk përshtatet, ngaqë këtu çudirat e shkelin njëra-tjetrën vazhdimisht, e zgjasin pafund.

Një shtet me aspirata sportive për ta zënë Evropën, vazhdon ta çuditë krejt kontinentin, duke mos qenë gati as me kushtet minimale.

4 ditë kanë mbetur deri te data e zhvillimit të ndeshjes më të madhe shtetërore për klube, në nivelin më të lartë të mundshëm, siç është Liga e Kampionëve, e ne ende e kemi të turbullt se ku do të luhet ai duel kualifikues.

Në vend se krejt koncentrimi e vëmendja e futbollistëve dhe stafit të skuadrës tonë, të jetë e fokusuar në futboll, ne përballemi me ngarkesë psikologjike se çfarë po ndodh me fatin e takimit, të datës 11 Korrik.

Shtetin që e duam dhe mundohemi për ta prezantuar në mënyrën më të mirë, të huajt me vetëm një kërkim (search) në google, na e kthejnë në përqeshje. Si të arsyetohet kjo?

Ne si klub, kemi arritur të shkruajmë histori ndërkombëtare, duke u futur në mesin e skuadrave që luajnë në nivele të larta evropiane, kurse sot pa kaluar një vit i plotë, ne të njëjtit me të cilët u krenuan të gjithë, nuk kemi informacion se ku do ta zhvillojmë ndeshjen eliminatore të UEFA Champions League, ose mbase një pyetje tjetër, a do ta zhvillojmë fare?

Kosova ka nevojë për infrastrukturë, lojtarët tanë kanë nevojë për qetësi para këtyre dueleve të mëdha, jo stres e turp karshi homologëve të tyre nëpër skuadra evropiane.

Po, është e turpshme kjo që po ndodh, për çdo keqardhje!”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online