Dinamo e drejtuar nga Igli Allmuça ka zhvilluar një test brenda familjes sot. Blutë janë ndeshur me ekipin e të rinjve dhe kanë fituar me rezultatin “tenistik” 6-1. E veçanta është se pesë prej golave janë shënuar nga lojtarë që më parë kanë luajtur me Tiranën.
Marko Çema ka realizuar madje dy herë. Sulmuesi shtatlartë ka qenë në të shkuarën pjesë e moshave të bardhebluve dhe Partizanit. Mario Morina është gjithashtu produkt i Tiranës, ashtu si Invis Topalli dhe Jurgen Vrapi.
Ky i fundit ishte vjet pjesë e 24-herë kampionëve në Kategorinë e Parë dhe tashmë i është bashkuar Dinamos. Ndërkohë një gol është realizuar edhe nga qendërmbrojtësi Klaudio Çema, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e moshave të Partizanit. Më pas iu bashkua Elbasanit, Kukësit, Tërbunit, Luçkos në Kroaci dhe më pas shkoi te Erzeni.
TESTI BRENDA GRUPIT – E shtunë, më 4 gusht
Dinamo 6-1 Dinamo U19
Shënues: Marko Çema (2), Klaudio Çema, Jurgen Vrapi, Mario Morina, Topalli