Dimo: Tomori më ka kontaktuar, por…

Në Berat gjatë javës së fundit, është duke u lakuar emri i lojtarit të njohur fierak Amarildo Dimo, si një nga përforcimet e mundshme në merkaton e kësaj vere. Falë eksperiencës së këtij futbollisti të njohur, i cili në karrierën e tij ka shkëlqyer me skuadra të njohura si Apolonia, Skënderbeu, Bylis, duket se Berati do të jetë stacioni i tij i fundit në karrierën e tij. Gjatë një prononcimi për “Sport Ekspres”, mesfushori fierak jo vetëm që ka pranuar kontaktet me skuadrën beratase, por tregon dhe dëshirën e tij për të qenë pjesë e kësaj skuadre:

“Më duhet që duke ju falënderuar për interesimin tuaj, në të njëjtën kohë edhe të pranoj se midis meje dhe drejtuesve të Tomorit ka pasur një kontakt apo ofertë nga ana e tyre në drejtimin tim, dhe që unë personalisht e kam mirëpritur për disa arsye. Pasi bëhet fjalë jo vetëm për një skuadër të njohur dhe me histori, por mbi të gjitha edhe me një tifozeri shumë të zjarrtë që të motivon duke qenë brenda por edhe jashtë fushës së blertë. Por ndërsa kjo është njëra anë, ajo që më duhet të them me shumë realizëm, është se përkundrejt dëshirës sime dhe drejtuesve beratas, gjithçka ka mbetur vetëm në këtë fazë, kur më është bërë e njohur një dëshirë e tyre.

Pasi më pas jo vetëm që nuk kemi pasur më asnjë kontakt, por edhe unë nga ana ime, kam kërkuar që të njihem më konkretisht jo vetëm me platformën e rindërtimit të skuadrës, por mbi të gjitha edhe për të mësuar se cili do të jetë objektivi i Tomorit në kampionatin e ri. Në rast se do të investohet seriozisht për një skuadër kompetitive, atëherë edhe unë nga ana ime do të nënshkruaja me shumë kënaqësi dhe pa asnjë mëdyshje.

Unë e njoh shumë mirë ambientin e ndezur beratas, sepse këtë e kam provuar sa herë që kam luajtur si kundërshtar atje, dhe duke pasur mirë parasysh se tek Tomori kanë luajtur më parë futbollistë të njohur nga Apolonia si portieri Sinani, dhe mesfushorët Mahmutaj dhe Çobani, apo ka drejtuar këtë skuadër një trajner i mirënjohur fierak si Dhimitër Papuçiu, atëherë s’do ta kisha kurrë problem të pranoja Tomorin, dhe pres me qetësi dhe shumë kënaqësi, zhvillime të reja pozitive që do të më bënin mua pjesë të skuadrës beratase në sezonin e ardhshëm”, ka përfunduar Amarildo Dimo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online