“Dikush po feston me lot, dikush me brohorima”, Armand Duka flet pas kualifikimit në Euro 2024: Fundi i një cikli të bukur

Shqipëria ka barazuar sot me Moldavinë në shifrat 1-1 dhe pret zyrtarisht biletën për në Euro 2024. Kuqezinjtë kanë siguruar matenatikisht kualifikimin dhe kanë nisur festën në kryeqytetin moldav. Pas vërshëllimës përfundimtare të takimit, protagonistët e këtij suksesi kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport”.

Duka: “Ishte fundi i një cikli mjaft të bukur .Dua t’i falenderoj të gjithë çunat që ishin në fushë, Silvinjon dhe stafin. Kemi edhe një ndeshje. Duhet ta luajmë shumë mirë atë, që pse jo të jemi në vend të parë. Jam i sigurt që të gjithë po festojnë. Dikush me lot, dikush me gëzim, dikush me brohorima, të gjithë po festojnë. Europiani është i vështirë, atje ka më shumë kualitet”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online