Dikur shpallej golashënuesi më i mirë i Superiores, ish-sulmuesi i Kukësit arrin akordin me klubin shqiptar

Rexhinaldo ka vendosur të kthehet përsëri në Ballkan për të vijuar karrierën e tij në futboll. Dukur lojtari nga Mozambiku ka përjetuar suksese në Kategorinë Superiore, ku ka mbajtur veshur fanellën e Luftëtarit, Laçit dhe Kukësit. Madje me verilindorët arriti të shpallej edhe golashënuesi më i mirë në kampionat, ndërsa një sezon më vonë vendosi të largohej drejt Kazakistanit.

Megjithatë aventura e tij e fundit në futbollin kazak, ku luante në radhët e Kaysar, tashmë ka përfunduar. Sulmuesi 30-vjeçar ka hedhur përsëri sytë nga Ballkani, ku ka gjetur akordin me një klub shqiptar. “Albsport.mk” bën me dije se Rexhinaldo dhe Shkupi kanë rënë dakort për të lidhur një bashkëpunim së bashku, ndërsa në ditët në vijim mund të vijë edhe zyrtarizimi nga skuadra shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online