VIDEO/ Kur ndershmëria lë mënjanë egon për fitore, gjesti i Belotit meriton vetëm duartrokitje

Atalanta-Torino ishte ndeshja më e çmendur këtë javë në Serie A, teksa nga 3-0 për zikaltrit në pjesë të parë përfundoi në baraspeshë 3-3 pas 90 minutave lojë. Bergamaskët tundër rrjetën 3 herë brenda 21 minutave, duke vënë në presion kundërshtarët.

Por edhe pse nën një rezultat të tillë, kur dëshira për të shënuar rritet ndjeshëm në radhët e Torinos, Beloti zgjedh ndershmërinë përpara egos për fitore. Kapiteni i skuadrës torineze rrëzohet në fushë gjatë minutës së 33-të, ndërsa gjyqtari akordon menjëherë goditje dënimi dhe ka gati kartonin e verdhë për Romeron.

Por është vetë Beloti ai ndërhyn menjëherë, duke i thënë arbitrit kryesor se mes tyre nuk kishte asnjë kontakt. Gjyqtari lë topin në këmbët e tij dhe sulmuesi italian nuk zgjedh goditjen e dënimit por një pasim për te portieri rival. Një gjest tepër “fair play” ky që meriton vetëm duartrokitje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online