Dikur mbaheshim në mëshirën e Granitit dhe Shaqirit, finalja që u organizua në Tiranë na sjellë edhe lojtarë të rinjë për Shqipërinë

Çfarë fitojë Shqipëria nga organizimi i finales së Conference League? Përveç ekonomisë së ngritur në kryeqytet gjatë atyrë ditëve, kryeqendrës së madhe mediatike dhe vlerës së shtuar për futbollin shqiptar që kulmon me një event të tillë dhe legjendave të ndryshme që zbritën në Tiranë, ku siç e theksoi edhe Murinjo që kryeqyteti shqiptar ishte i vetmi që nuk kishte vizituar në Europë, duhet të shohim më larg.

Nëse dikur mbaheshim në mëshirën e Granit Xhakës apo Xherdan Shaqirit, se duhej të zgjidhnin Shqipërinë pasi kështu donim ne, tani situata është ndryshe. Një imazh i tillë vlen po aq sa edhe kualifikimi i Kombëtares në Europianin e Francës. Menjëherë pas këtij suksesi të arritur, “tradhtitë” nisin të pakësoheshin dhe më tepër talente po i bashkoheshin kuqezinjëve.

Të njëjtin efekt do të jap edhe kjo finalen e madhe. Brezi i ri i lojtarëve shqiptarë që po rritet kryesisht në vendet e huaja, shohin sesi vendi i orgjinës së tyre ka arritur në këtë kulmim të madh. Pra një ftesë e ardhur tanimë nga Shqipëria është më tunduese se dikur. Me një stadium si Air Albania, me emra të lojtarëve që luajnë në ligat më të mira në Europë dhe me shtetin që mirëpret finale të kompeticioneve europiane, Shqipërisë nuk i mungon më asgjë për t’u refuzuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online