“Diferenca me një djali dhe një burri të vërtetë“! Ngo nuk e bëson tërheqjen e Halilit: Harroje postimin dhe eja në stërvitje

Grent Halili habiti gjithë opinionin sportiv mbrëmjen e djeshme, teksa deklaroi fundin e karrierës së tij si futbollist. Një vendim i papritur ky, duke ditur edhe moshën e lojtarit që është vetëm 23 vjeç. Shokët e skuadrës i kanë shprehur respektin e tyre në rrjetet sociale, duke i uruar fat në jetën e tij në vazhdim.

Por ka edhe nga ata që nuk e besojnë dot këtë tërheqje të parakoshme nga futbolli. I tillë është edhe Majkëll Ngo, i cili komenton në postimin e lamtumirës së Halilit dhe i kërkon të harrojë vendimin e marrë e të kthehet sërish të nesërmen në stërvitje.

“Harroje këtë postim dhe eja në stërvitje nesër. Le të krijojmë historinë përsëri! Djalë shumë i fortë dhe i veçantë. Le ta bëjmë këtë gjë”, shkruan Majkëll Ngo.

Ndërkohë nuk mungon as një koment nga motra e Grent Halilit, Goldi, e cila vlerëson vendosmërinë e vëllait të saj. “Diferenca mes një djali dhe një burri të vërtetë! Krenari”, komenton Goldi Halili, vajza e presidentit të klubit të Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *