Diego Simeone “i çmendur”! E fut Griezman gjithmonë pas minutës së 60 për të mos i dhënë para Barcelonës, francezi i dha fitoren dje në të 101 në Champions

Antoine Griezmann hyri në lojë në minutën e 61-të të ndeshjes së Champions League mes Atletico Madridit dhe Porto-s dhe shënoi golin e fitores në minutën e 101 për t’i dhënë fitoren dramatike 2-1 ekipit të Simeones. Griezmann bëri paraqitjen e pestë këtë sezon dhe çdo herë ai hyn në lojë pas mbarimit të minutës së 60-të. E gjitha kjo, e ka një arsye.

Sulmuesi francez është i huazuar nga Barcelona ??dhe në kontratë ka një klauzolë që Atletico duhet ta blejë me çdo kusht nëse luan më shumë se 30 minuta në ndeshje. Për herë të dytë në tre ndeshjet e fundit, Griezmann doli nga stoli dhe shënoi për fitore. Ndaj Portos e bëri në minutën e 101-të.

Francezi ka hyrë në lojë në minutën e 61-të dhe ka shënuar gol 40 minuta pas hyrjes për shkakun e shtesave që vazhduan përtej normales. Megjithatë, klauzola nuk do të aktivizohet dhe Barcelona tashmë është e vetëdijshme për këtë. Sipas kontratës, nuk llogaritet koha shtesë dhe për këtë arsye Atletico Madrid është brenda rregullave për të mos e blerë kartonin e Griezman. Në pesë ndeshjet e fundit, Griezmann ka hyrë në lojë në minutat e 62-të, 62-të, 64-të, 63-të dhe 61-të.

Pas duelit ndaj Portos, lojtari u shpreh publikisht se do të donte të luante më shumë. “Ju më njihni prej dhjetë vitesh, kam qenë gjithmonë ushtar klubi dhe kështu do të jem gjithmonë”, tha Diego Simeone pak ditë më parë kur u pyet në lidhje me këtë temë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online