Atletiko e Madridit ka siguruar sot tre pikë të çmuara në derbin kundër Getafes, duke triumfuar 2-0 me nga një gol në çdo pjesë, por lajmi i ditës nuk ishte ky, duke parë çfarë ndodhi.
Diego Kosta u kthye në kampionatin spanjoll dhe pas golit në kupë para pak ditësh, ndërsa sot shënoi golin e dytë të ndeshjes, në mesin e pjesës së dytë.
Pas golit Kosta vrapoi drejt tifozëve dhe festoi duke u përqafuar me disa prej tyre, por ky festim model anglez në Spanjë nuk pranohet dhe arbitri i dha karton të verdhë, që ishte i dyti i ndeshjes.
Ndeshja e parë në kampionat pas rikthimit, karton i kuq, por a kishte faj këtë radhë Diego Kosta?