Humbjet e merkatos, Partizani del me “minus”

Të kuqtë kanë kërkuar të afrojnë shumë lojtarë në merkaton e janarit. Drejtuesit janë treguar shumë të ngadaltë dhe nuk kanë arritur të marrin ata lojtarë që kanë dëshiruar. Lista e lojtarëve që nuk kanë arritur t’i marrin është e bollshme.

KRISTAL ABAZAJ – Anësori ofensiv i Luftëtarit ishte një dëshirë e vjetër e Partizanit. Ai është kërkuar me ngulm nga të kuqtë dhe është ndjekur prej dy sezonesh. Menaxheri i Abzajt ka folur me drejtuesit e kuq dhe ju ka parashtruar situatën e futbollistit të Kombëtares U-21. Të kuqtë kanë hezituar dhe nuk kanë qenë në gjendje që të plotësojnë kërkesat e Luftëtarit.

DEJVI BREGU – Anësor ofensiv edhe ky, por edhe ky një tjetër emër i humbur. 22-vjeçari është ndjekur prej kohësh nga ekipi kryeqytetas. Bregu ka bërë mjaft mirë me gjirokastritet dhe ka zgjuar interesin e drejtuesve të Partizanit. Arsyeja e humbjes së tij? E njëjtë me Abazajn. Të kuqtë nuk ishin në gjendje të plotësonin kërkesat e klubit dhe të bindnin lojtarin.

DONJET SHKODRA – Mesfushori u zyrtarizua te Kukësi, por ishte edhe një dëshirë e madhe e të kuqve. Në momentin që drejtuesit e kuq zbuluan se lojtari kishte ndërprerë marrëveshjen me klubin korçar nisën negociatat me të. Ata nuk arritën ta joshin mesfushorin, pasi verilindorët kishin mbyllur gjithçka me të. Miqësia e Drejtorit Sportiv Haris Fakiç me Drejtorin Sportiv të Kukësit, Nderim Nexhipi ndikoi në këtë marrëveshje.

ARMEND THAÇI – Nëse 3 të parët Partizani i ka humbur, nuk mund të thuhet krejtësisht e njëjta gjë për mbrojtësin e Gjilanit, Armend Thaçi. Të kuqtë ishin të parët që tentuan të siguronin shërbimet e tij, por hezitimi i tyre bëri që të futej Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës në garë. Futbollisti po studion ofertën më të mirë. Gjilani ka marrë një tjetër futbollist në vendin e tij, pasi drejtuesit e klubit po përgatisin largimin e mbrojtësit.

ERALD ÇINARI – Një tjetër futbollist që mund të humbet është Erald Çinari. Lojtari është pjesë e listës së Vllaznisë dhe do të udhëtojë me ekipin shkodran drejt Ulqinit. Në kushte të tilla, drejtuesit e kuq duhet të veprojnë shpejt nëse duan të sigurojnë shërbimet e mesfushorit. Situata është e komplikuar, pasi shkodranët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga futbollisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online