Dibala: Mbaj kontakte me Pogbanë, ndoshta do luajmë sërish bashkë

Paolo Dibala dhe Pol Pogba kanë luajtur për një sezon së bashku te Juventusi. Por, aq ka mjaftuar që dy lojtarët të krijojnë një miqësi të veçantë. Argjentinasi ka pranuar në një intervistë se ishte i kënaqur që u takua me francezin në Ligën e Kampionëve.

“Ishte diçka e bukur të shikoja Pogban përsëri, pasi jemi miq të mirë”, tha 24-vjeçari para gazetarëve: “Në ndeshjen e parë në Mançester unë pata një paraqitje shumë të mirë, ndërsa në të dytën ai luajti shkëlqyeshëm”.

“Ishte shumë bukur të luaja kundër tij. Kemi mbetur në kontakt të vazhdueshëm qëkur ai u largua dy vite më parë. Ku i dihet, ndoshta në të ardhmen mund të luajmë sërish bashkë në të njëjtën skuadër”, përfundoi argjentinasi.

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online