Di Kanio: E harruan që Napoli zgjodhi Ançelotin për të bërë “turnover”?

Paolo Di Kanio është një personazh i njohur i futbollit italian, por dhe atij anglez. Ish-sulmuesi i famshëm i Uest Hemit ka komentuar situatën e ekipit të Napolit dhe trajnerin Karlo Ançeloti në një prononcim për “Sky Calcio”.

Ançeloti bëri disa ndryshime në lojë, duke futur Diavaranë në vend të Hamshik, Verdin në vend të Kajehon dhe pastaj Ounas i zuri vendin Verdit, ndërsa Insinje u zëvendësua me Mertens.

“Ançeloti u mor për të bërë ‘tunrover’ apo jo? De Laurentis u ankonte me Sarrin për faktin që ai nuk shfrytëzonte të gjithë potencialin e ekipit. Ndoshta ishin lojtarë që vinin nga një futboll ndryshe, nga futbolli i provincave, kishin synimet e tyre dhe një princip loje, por nuk përdoreshin.

Por, fakti që të gjithë duhet të luajnë a nuk është një farë rreziku?”, përfundon Paolo Di Kanio, i cili ka luajtur për Napolin në sezonin 1993-1994, ndërkohë që ka mbrojtur dhe ngjyrat e Lacios së tij, Milanit dhe Juventusit gjatë karrierës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online