“Di Biaxho është më i paguari dhe nuk i lejohen justifikimet”, Eno Skarço: Dinamo e zbehtë si fanella

Eno Skarço ka folur në emisionin “Sport Focus”, që moderohet nga Drilon Xhepollari dhe që transmetohet në “Ora News”, në lidhje me “Abissnet Superiore”-n. Gazetari shqiptar ka kritika për formulën e këtij sezoni, si dhe për paraqitjet e Dinamos në këto tre javë të para. Skarço është shprehur se deklaratat e trajnerit të Dinamos janë të papranueshme, pasi objektivi i klubit është mbërritja në “final four”.

“Në fillim gati-gati m’u duk sikur po shikoja atë historinë e përsëritur me Vanolin. Pretendimet e mëdhaja, humbjet në seri, justifikimi ‘shiko se po luajmë mirë, por rezultati nuk po vjen’. Në fakt rezultati duhet të vijë, sepse je një skuadër e rëndësishme. Me logo të rëndësishme, pavarësisht se të ndryshuar. Me fanellë të rëndësishme, pavarësisht se të zbehur dis inga bluja. Ke marrë një trajner, që ndoshta mund të jetë më i paguari i Superiores.

Nuk e ke marrë që të luash bukur dhe të marrësh humbje dinjitoze. Por e ke marrë që të fitosh dhe ta renditësh skuadrën në 4 vendet e para, që të jesh pjesë e ‘final four’. Ka ca objektiva të qarta që ti nuk mund t’i justifikosh fare me ‘shiko se ne luajtëm mirë’ apo ‘pse nuk ma bëtë këtë pyetje dy javët e para, sepse këtë javën e tretë që unë fitova nuk luajta mirë’. Në fund janë pikët ato që vlejnë. Fatmirësisht fitoi në javën e tretë, sepse do të futej pastaj në sindromën e sezonit të kaluar”, ka deklaruar Eno Skarço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online