“Di Bello? Duhet ta quanin I Shëmtuari“, Berlusconi kritikon arbitrin pas humbjes së tretë radhazi: Ishte skandaloz

Monza ka marrë humbjen e tretë radhazi në kampionat. Pas humbjes së sotme  në shifrat 1-2 kundër Udineses, presidenti i klubit bardhekuq ka folur për mediat. Silvio Berlusconi kritikon arbitrin Di Bello, duke e quajtur gjykimin e tij skandaloz. Berlusconi konfirmon trajnerin aktual në krye të pankinës, por kërkon përmirësim pas kësaj nisjeje negative.

“Arbitri Di Bello? Ai duhej të quhej Di Brutto, ishte një arbitrim vërtet skandaloz. Ata luajtën me 12. E ardhmja e Stropp-sa? Është këtu, me ne. Fillimi i kampionatit është negativ, duhet të përmirësohemi”, ka thënë Silvio Berlusconi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *