NON GRATA/ Flamurtari nuk e do më përballë Juxhin Xhajën

Me Skënderbeun në Vlorë gaboi në të paktën një rast, duke mos i dhënë një penallti të dukshme Flamurtarit dhe reagimi i tifozerisë ishte i ekzagjeruar, me ofendime pa fund.

Megjithatë, kundër Laçit iu vu vula dhe Flamurtari nuk e dëshiron më arbitrin e FIFA-s, i cili fundjavën e shkuar ndryshoi totalisht fatet e ndeshjes, duke i dhënë një penallti absurde Laçit të shtunën dhe duke mos i dhënë një tjetër mëse të qartë Flamurtarit të dielën.

Për pasojë, sot Flamurtari ka dalë me një qëndrim zyrtar, ku ka kërkuar që tani e tutje ndeshjet e skuadrës vlonjate të mos gjykohen më nga Juxhin Xhaja.

NJOFTIMI I FLAMURTARIT

“Kanë kaluar tre ditë nga sulmi i fundit i FSHF-së, nëpërmjet “marionetave” të saj.

Flamurtari Football Club i bindur se opinioni sportdashës shqiptar, tashmë është i qartë, për mënyren se si FSHF lufton “paranojakët periferik konstant”, ka vendosur të shpallë “non grata” arbitrin Juxhin Xhaja, për të gjitha ndeshjet, jashtë dhe brenda për këtë sezon futbollistik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online