“Dhuratë nga Perëndia“/ Dermaku merr notën më të lartë ndaj ekipit të Berluskonit: Preku golin e fitores

Kastriot Dërmaku është kthyer përsëri në fushën e gjelbër pasi ka hedhur pas krahëve atë dëmtim që e la jashtë për disa ndeshje. Por vështirësitë kanë marrë fund për mbrojtësin shqiptar që tregon menjëherë forcën e tij në skuadër, duke ruajtur i sigurt prapavijën e Leçes. Këta të fundit kanë barazuar me shifrat 0-0 kundër Monzës së Berluskonit, në një ndeshje të vështirë ku ka shkëlqyer me paraqitjen e tij futbollisti kuqezi.

“Salentosport.net“ e vlerëson me notën 7 lojtarin e Kombëtares shqiptare, më e larta kjo së bashku me Mekarielon. Dërmaku dominon tërësisht lojën ajrore, si dhe i shkoi fare pranë golit që do të kishte vlerën e fitores.

“Kthehet në qendër të mbrojtjes në një lojë që sigurisht nuk është e lehtë. Përvoja dhe fiziku i tij janë dhuratë nga Perëndia për departamentin e mbrojtjes së Korinit. Ai ka meritën e dominimit të lojës ajrore, madje duke prekur golin e tre pikëve në minutat e fundit“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online