Ronaldo i theu rekordin me dopietën ndaj Udinezes, Pele refuzon të jetë i dyti: Kam shënuar 1283 gola

Kristiano Ronaldo është një makineri golash që kërkon të thyejë çdo rekord që i del përpara. Mbrëmjen e djeshme portugezi shënoi një dopietë kundër Udinezes, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit. Sulmuesi i Juventusit shkoi në kuotën e 758 golave në ndeshje zyrtare, një më shumë se legjenda Pele

Megjithatë ikona braziliane e futbollit refuzon të jetë i dyti dhe ka reaguar me anë të rrjetit të tij social në “Instagram”. Papritur në “bio”-n e tij shtohet një tjetër rresht, ku shkruhet: “Duke kryesuar listën e golashënuesëve më të mirë të të gjitha kohërave (1283)”. Pele pretendon kështu të ketë realizuar mbi 400 gola më shumë se Ronaldo, duke future në llogari edhe rrjetat e tundura në takimet miqësore, që nuk janë përfshirë në këtë rekord./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online