Dhuna është parë pas shumë kohësh në elitën e futbollit shqiptar, teksa në stadiumin e Ballshit që nuk mund të mirëpriste tifozët për shkakun e pandemisë, situata ka degjeneruar në fushën e lojës. Nuabueze është përleshur me disa prej pjesëtareve të Bylisit duke përdorur forcën dhe duke bërë që të harrohet qëllimi i sportit në vetvete.
Mbi këtë rast ka reaguar edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë që mbështet organet e disiplinës të FSHF për masat ndëshkuese që do të marrë për protagonistët e ngjarjes së turpshme. /Sport Ekspres/
Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë dënon fuqimisht aktet e dhunës të ndodhura në ndeshjen Bylis-Laci prej kujtdo që vijnë ato.
Është e papranueshme që fusha e futbollit të kthehet në arenë dhune e cila nuk kursen askënd.
Sindikata mbështet plotësisht organet e disiplinës së FSHF me masat disiplinore që do të marrë ndaj të gjithë personave që ishin protagonistë të atyre skenave të shëmtuara të dhunës.
Duke marrë shkas edhe nga ky rast, Sindikata përsëri i bën thirrje FSHF që menjeherë të nisim marrdhënien e bashkëpunimit ndërmjet nesh.
Vetëm një bashkëpunim i sinqertë mes të gjithë aktorëve të futbollit FSHF, Liga, Sindikata, Shoqata Tifozësh, Medias etj do të bëjnë të mundur minimizimin e akteve të tilla të dhunës prej kujtdo qoftë Futbollistëve, Zyrtarë Klubesh, Tifozë etj.