VIDEO/ Ulërimat e Rrahmanit, zbulohen fjalët e Kielinit: Ngrihu tani, mos u bëj budalla

Napoli arriti që të fitonte ndaj Juventusit në shifrat 1-0 falë penalltisë së fituar nga Amir Rrahmani. Ky i fundit u godit me shuplakë në fytyrë nga ana e Kielinit gjatë një goditje dënimi. Menjëherë do të nisnin ulërimat nga ana e mbrojtësit shqiptar për t’i treguar arbitrit se në zonë kishte kontakt.

Më pas VAR-i do të thërriste kryesorin e takimit që pasi e pa qartazi episodin ka akorduar penalltinë në favorin e Napolit. Në rrjetet sociale po qarkullon video teksa Kielini i drejtohet mbrojtësit të Napolit: “Ngrihu Rrahmani, mos u bëj budalla”. Ajo që duhet theksuar është se te Juventusi nuk e kanë pranuar aspak vendimin për akordimin e kësaj penalltie pasi e cilësojnë si një kontakt që ndodh rëndomtë në zonë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online