E veçantë/ Luajnë me Milanin, ekipi serb i drejtohet Vuçiç me letër: Na lejo 15.000 tifozë dhe e eliminojmë

Këto kohë të pandemisë kanë ndikuar së tepërmi edhe në arkat e ekipeve të futbollit për shkakun se ndeshjet po zhvillohen pa tifozë në shumë prej shteteve. Në Serbi kanë menduar për një zgjidhje ndryshe pasi Crevena Zvezda do të përballet ndaj Milanit në fazën e eliminimit të “Europa League”.

Nëpërmjet një letre të hapur që shkon për Vuçiç, klubi kërkon lejen për t’i pritur gjigandët e Italisë me 15.000 tifozë në stadium, që ndryshe përkëthehet në 30% të kapacitetit. Ajo që premtohet është suksesi për të eliminuar Milanin në mënyrë që Serbia të kthehet në kryefjalë të mediave europiane, pasi dështimi i kuqezinjëve do të tërhiqte vëmendje.

“I nderuar President, Ne po ju drejtohemi në lidhje me organizimin e ndeshjes 1/16 finale të UEFA Europa League në të cilën 18.02. FC Red Star mirëpret AC Milan në stadiumin Rajko Mitic në Beograd.

FC Crvena zvezda është e gatshme të organizojë ndeshjen në prani të 30% të tifozëve nga kapaciteti maksimal i stadiumit, në përputhje me protokollet e UEFA-s për organizimin e ndeshjeve gjatë pandemisë së virusit covid-19. Në këtë drejtim, ne po ju dërgojmë këtë kërkesë për të shqyrtuar mundësinë e organizimit të një ndeshje në prani të 15,000 tifozëve, që është 30 përqind e kapacitetit të stadiumit tonë.

Dëshira e madhe e klubit dhe miliona njerëzve është të mirëpresin kampionin e shtatë herë Evropian me mbështetjen nga tribunat. Dihet se sa do të thotë mbështetja e tifozëve tanë për klubin. Ne jemi të sigurt që me praninë e tyre, ekipi ynë do të kishte një avantazh të madh dhe për këtë arsye një shans shumë më të mirë për sukses. Ne shpresojmë që duke eliminuar një rival të njohur në këtë duel, ne mund t’i hapim derën klubit për ngritje të reja në majën e futbollit Evropian. Prandaj, ne besojmë se me fuqinë e autoritetit tuaj, ju mund të na ndihmoni të mirëpresim Milanin e madh, me të cilin kemi një traditë të gjatë të dueleve të ndërsjella, para tifozëve.

FC Crvena zvezda do të respektonte në mënyrë rigoroze të gjitha masat e përcaktuara në organizimin e ndeshjes: sigurimin e distancës fizike, mbajtjen e maskave, kontrollimin e temperaturës së trupit dhe elementë të tjerë të përshkruar nga protokollet e rrepta të selisë kombëtare të krizave dhe UEFA.

Gjithashtu, duke pasur parasysh që vendi ynë është midis udhëheqësve botërorë dhe Evropianë në zbatimin e vaksinimit, ne besojmë se rreziqet do të ulen në minimum.

Dihet që ndeshja në Beograd do të ishte një promovim i shkëlqyeshëm për Serbinë dhe Beogradin tonë, dhe se kohët e fundit kemi pasur një shembull pozitiv të organizimit të Super Boël në SHBA, dhe me praninë e 30% të tifozëve nga kapaciteti maksimal i stadiumi, shpresojmë se do ta gjeni të justifikuar kërkesën tonë.

Ju lutemi që ta konsideroni aplikimin tonë si një adhurues të shkëlqyeshëm të sportit dhe futbollit, veçanërisht duke respektuar dëshirën tuaj të madhe për të promovuar Serbinë tonë.

Së fundmi, ne duam t’ju falënderojmë për luftën tuaj këmbëngulëse në këto kohë të vështira për vendin tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online