Dhjetori muaj “i mallkuar“ për Partizanin, të kuqtë ndahen në paqe me Bylisin dhe harrojnë si shënohet

Partizani-Bylis 0-0

Partizani e ka mbyllur në paqe 0-0 takimin e sotëm kundër Bylisit, teksa gjithçka është mbyllur me rrjeta të paprekura. Mbrojtja e të kuqve vazhdon të mos fusë ujë dhe mbetet më e mira e kampionatit së bashku me Teutën. Megjithatë e njëjta gjë nuk vlen për sulmin e kryeqytetasve. Dhjetori po rezulton një muaj “i mallkuar” për Partizanin, i cili edhe pse ka realiuar 4 përballje përgjatë këtij muaji ende nuk ka provuar shijen e fitores.

Madje skuadra kryeqytetase ka harruar se si shënohet, teksa ndaj Bylisit është ndeshja e 4-t radhazi ku “demat e kuq” nuk tundin rrjetën. Në fund të kësaj faze të parë Partizani ka grumbulluar 13 pikë dhe mban vendin e 3-të në klasifikim, me vetëm 6 pikë më pak se Vllaznia kryesuese./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Partizani: Hoxha, Bitri, Belica, Idrizaj, Hakaj, Broja, Bardhi, Mala, Asani, Solomon, Lukas

Bylis: Qirko, Alan, Ymeralilaj, Stojanoviç, Hadroj, Garsia, Ndreca, Murataj, Ntepe, Mehmetllari, Laval

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online