Lojtarë të inatosur edhe kur fiton 0-7, Jurgen Klop për nervozizmin e Mane: E di se çfarë ka, pa orën

Liverpuli ka arritur që të marrë një fitore tenistike në transfertën ndaj Kristal Palase duke fituar 0-7. Por pavarësisht këtyre shifrave vazhdojnë problemet në ekip me lojtarë që janë të pakënaqur me vendimet e Klop. Pikërisht në këtë aspekt çalon edhe Liverpuli, ndryshe nga më parë. Përpara pak kohësh ishte Salah që e shfaqi hapur nervozizmin e tij ndaj Klop për zëvendësimin që i bëri dhe ndeshjen e sotme e ndoqi nga stoli.

Salah do të aktivizohej në minutën e 51 për të marrë vendin e Sadio Manes, por këtë herë ishte ky i fundit që mbeti i pakënaqur me Klop, pavarësisht se ndeshja ishte e vulosur. “Unë e kuptoj se përse Sadio Mane është nervikosur. Ka parë orën dhe ishte minuta e 51. Unë jam i lumtur që zëvendësimi u bë kaq herët, por Mane nuk ishte. Kjo është normale, është mirë. Jam këtu për të marrë vendime dhe lojtarët duhet t’i pranojnë”, tha Klop. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online