VIDEO/ Mesi vendos rekorde edhe në Barcelonën e zhgënjimeve, katalanasit ndalen nga Valencia

Barcelona zhgënjen sërish në kampionatin spanjoll, duke barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Valenciës. Do të ishte pikërisht Diakhaby në minutën e 29-të që do të ndëshkonte katalanasit. Në minutën e 45-të Mesi do të humbte penalltinë, por fatmirësisht për argjentinasin topi vjen sërish te ai, që arrin të mos ta shpërdorojë këtë mundësi, duke barazuar shifrat në 1-1. Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për blaugranasit, të cilët kaluan në avantazh me Arauojo në minutën e 52-të, por në të 69-tën, Gomez do të prishte festën duke e mbyllur takimin me shifrat 2-2.

Me këtë barazim Barcelona pozicionohet në vendin e 5-të në kuotën e 21 pikëve, 8 më pak se Atletiko Madrid që mban kreun e klasifikimit. Megjithatë pavarësisht këtij rezultati jo të kënaqshëm për tifozët e Barcelonës, ata kanë marë një lajm mjaft të mirë. Me golin e shënuar ditën e sotme, Lionel Mesi ka barazuar rekordin e Peles për gola të shënuar me një skuadër. Si Mesi ashtu dhe legjenda braziliane Pele kanë shënuar përkatësisht nga 643 gola, por që sigurisht ky rekord do të tejkalohet nga argjentinasi i cili është akoma në kulmin e karrierës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/MessiCosmos/status/1340333322338250754

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online