Dhjetë minuta dhe gol, Manaj e nis shkëlqyeshëm sezonin

Nëse dita e mirë duket që në mëngjes, për Rei Manajn do të jetë një ditë e shkëlqyer, ose më saktë një sezon i shkëlqyer.

Sot sulmuesi i kombëtares shqiptare debutoi me ekipin e tij të ri, Albaseten, duke e nisur me gol.

21-vjeçari u aktivizua në minutën e 75-të të sfidës shtëpiake kundër Deportivo La Korunjas, që kryesonte 1-0, dhe menjëherë u bë kërcënues në zonën kundërshtare, me lëvizjet pa fund.

Presioni në rritje bëri që Deportivo të shkaktonte një penallti që në minutën e 85-të Manaj e transformoi në gol. Besim i madh i sulmuesit te vetja, besim i madh edhe i Albasetes, që ka besuar verbërisht te Manaj, pavarësisht se sezoni i shkuar te Granada ishte zhgënjyes.

Vetëm një gol vjet te Granada, gol me prekjen e tretë të topit sot, në pak minuta…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online