Premier Liga do të vazhdojë traditën e viteve me radhë, ku do të dhurojë spektakël edhe në netët festive të këtij fundviti. Një lajm jo i mirë ka mbërritur në kryesinë e Mançester Sitit, ku dy lojtarët kryesorë, Gabriel Jesus dhe Kyle Walker kanë dalë pozitivë me koronavirus.
Të dy futbollistët do të humbin sfidën ndaj Newcastle, që është një ekip i cili i ka përhapur shpesh herë problem skuadrave të mëdha. Me Agueron jo në formë të mirë, Guardiola do të duhet të bëjë pa sulmuesin kryesor edhe në ndeshjen ndaj Çelsit, e cila do të luhet në 3 janar dhe ëshët përballje direkte për luftën për titullin kampion.
E njëjta gjë vlen edhe për Kyle Walker, i cili është i pazëvendësueshëm në krahun e djathtë të mbrojtes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/