Sergio Aguero njoftoi tërheqjen nga futbolli për shkak të problemeve në zemër në dhjetorin e vitit që shkoi. Vetëm disa muaj më pas, ylli argjentinas ka nënshkruar një marrëveshje me “Disney+”. Ai ka njoftuar vetë për arritjen e marrëveshjes, por nuk dihen ende detajet e kontratës.
Në profilin e tij në “Twitter“, Aguero shkruan: “Ne mendojmë njësoj dhe projektet janë emocionuese. Unë jam gati”. Pas tërheqjes nga futbolli, Sergio Aguero ka qenë tepër aktiv në kanalin e tij në “Twitch”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/